Sfidon policinë dhe përplas 3 makina, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana (EMRI)

0
374

Një 23-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Sipas policisë ai ka kaluar me semafor të kuq dhe i është bërë shenjë që të ndalonte, por shtoi shpejtësinë dhe përplasi edhe tre makina.

NJOFTIMI I POLICISË

Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të Rendit Publik për të ndaluar, si dhe kundërshton punonjësit e Policisë në momentin e ndalimit, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Renald Canaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here