Sekuestrohet një karburant në pronësi të familjes Habilaj

0
610

Krimi Ekonomik vendos nën sekuestro një tjetër pasuri të familjes Habilaj.Gjatë ditës së sotme i është vendosur sekuestro një karburanti në afërsi të spitalit rajonal,  në pronësi të Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj i arrestuar në Itali për trafik droge.

Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda  njoftoi sekuestrimin e 1 milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj. Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit “Antimafia” dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës.

Urdhri për sekuestrimin e pasurive të Habilajve u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t’i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here