Pamje nga aksidenti në Berat. Çifti në gjendje kritike për jetën, të shtrirë e të gjakosur

0
443

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit ditën e sotme. Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motoçikletë tek Ura e Goricës. Si pasojë e përplasjes janë rrëzuar e plagosur një çift i moshuarish që ndodheshin mbi motor.

Në pamjet duket motori gati i futur nën autobus ndërkohë që në tokë ka dhe shenja gjaku. Çifti i të moshuarve është dërguar menjëherë në Spitalin e Beratit me ardhjen e ambulancës.

Sipas raportimeve të para, dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here