Krimi Ekonomik vendos nën sekuestro një tjetër pasuri të familjes Habilaj.Gjatë ditës së sotme i është vendosur sekuestro një karburanti në afërsi të spitalit rajonal, në pronësi të Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj i arrestuar në Itali për trafik droge.
Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi sekuestrimin e 1 milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj. Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit “Antimafia” dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës.
Urdhri për sekuestrimin e pasurive të Habilajve u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t’i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.