Itali, arrestohet kryebashkiaku i Riaces Domenico Lucano

0
452

Arrestohet Kryebashkiaku i Riaces, i prezantuar si një model i integrimit të migrantëve në jug të Italisë. Domenico (i quajtur Mimmo) Lucano u arrestua dje, në një moment kur qeveria populiste po vë në pikëpyetje sistemin e akomodimit në struktura të vogla që përfitojnë shumë komuna.

60 vjeçari është i dyshuar se ka ndihmuar imigracionin e paligjshëm duke favorizuar martesa fiktive për të mbështetur vajzat që iu ishte refuzuar e drejta e azilit, për të qëndruar në Itali.

Kryebashkiak që nga viti 2004, Mimmo akuzohet gjithashtu edhe për anashkalim të procedurave të qeverisjes lokale, në shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të qytezës. Akuza mund të lidhet me programin e emigrantëve të tij, pasi dy kompanitë që kryejnë mbledhjen e mbeturinave janë kooperativa të krijuara për t’iu ofruar punë banorëve të Riaces dhe emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here