“Më ka kërcënuar Eni Çobani”, zbulohen detajet se çfarë ndodhi brenda sallës së Gjyqit

0
437

Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar ditën e sotme në polici, për shkak të një problemi më një qytetare e cila kishte marrë pjesë në një seancë ndërmjetësimi tek emisionin “E Diela Shqiptare”.

Juristja ka qenë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar.

E gjitha historia ka nisur në minutat e para të seancës në gjykatën e Apelit në Gjirokastër ku Eni Çobani akuzon Rudina Ismailajn, se është futur me çimka në sallë dhe se duhej të kontrollohej.

Pas seancës kjo e fundit ka deklaruar se do të kallëzojë Eni Çobanin pasi sipas saj ndihet e kërcënuar.

Rudina Islamaj shprehet se ndihet e kërcënuar dhe se do ti bëjë kallëzim Eni Çobanit.

“Do i bëj kallëzim Eni Çobanit. Ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues e ka qenë pa avokat me vete. Eni Çobani më ka thënë në mes të sallës: Pas do me kesh!”

Ndërkohë Rudina ka tërhequr edhe audion e seancës për ta faktuar. Eni Çobani ka qenë avokate e ish-vjehrrës së Rudinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here