Juventus ka bindur në takimin e sotëm të vlefshëm për Ligën e Kampionëve. Në takimin e zhvilluar në shtëpi, skuadra e “Zonjës së Vjetër” ka mundur pastër skuadrën zvicerane të Jang Bois në shifrat 3-0.
Heroi dhe makineria e golave në takimin e sotëm ishte lojtari nga Argjentina, Paulo Dybala, i cili realizoi tripletë duke treguar se boshllëkun Ronaldo, di ta menaxhojë më së miri.
Golat e Juventus u shënuan në minutat 3’, 33’ dhe 69’ me të njëjtin autor, Paulo Dybala.
Portugezi nuk ishte në fushën e lojës, pasi veprimi tij në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kishte si çmim kartonin e kuq, për sjellje të tepruara ndaj lojtari të Valencias.
Nga ana tjetër, skuadra e Pep Guardiolës ka triumfuar në Gjermani ndaj skuadrës vendase të Hofenheim në shifrat 1-2, duke u rikthyer me shpresë në rrugën e gjatë dhe të vështirë të Ligës së kampionëve.