Në një prononcim për mediat, bashkëkryetar i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi ka thënë se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore, ndërsa mazhoranca do prezantojë javën e ardhshme draftin e saj për këtë reformë.
“Javën e ardhshme prezantojmë draftin për reformën që do i dorëzohet të gjitha partive. Drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra me kontributin e ekspertëve gjermanë. Opozita ka bojkotuar, por shpresojmë t’i bashkohet”- ka thënë Çuci