Separatistët në Katalonja bllokojnë rrugët e hekurudhat, një vit pas votës

0
453
Protestues pro-pavarësi në Katalonja bllokuan sot rrugët kryesore dhe një hekurudhë të shpejtësisë së lartë, një vit pas referendumit të anuluar të pavarësisë që u shënua me dhunë nga policia.
“Gjithçka nisi më 1 tetor dhe tashmë gjithçka po kthehet përsëri aty,” tha presidenti separatist i rajonit spanjoll Quim Torra.
Ai po fliste në një ceremoni në veri të rajonit Sant Julia de Ramis, ku një flamur i madh bardhë e zi shkruante “Nuk harrojmë nuk falim.”
Dhjetë kilometra më larg në Girona, disa mijëra aktivistë kishin bllokuar rrugët që lidhin zonat Figueres, Girona e Barcelona, njoftonte operatori spanjoll i hekurudhave Renfe.
Edhe rrugët qendrore në Barcelona e Lleida ishin bllokuar, si dhe autostradat që e lidhin me Madrid.
Aktivistët u futën gjithashtu në ndërtesën e qeverisë rajonale  dhe hoqën flamurin spanjoll duke e zëvendësuar me atë katalan. Në fjalimin e tij Torra vlerësoi lëvizjen e rezistencës duke thënë se “po vepron mirë për ruajtjen e presionit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here