E masakroi Xhisielën në hotel për një SMS, zbardhet kërkesa për arrestimin e Rexhepit

0
606

Në kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit të Fushë-Krujës Rrahman Rraja, kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialeve të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018.

Në kërkesë prokurorja ka përmbledhur të gjitha faktet e rrëfyera nga Xhisela që tregojnë që ai e ka përndjekur pas denoncimit të saj të parë. Madje në kërkesën e prokurores përfshihet edhe një rast kur i riu e ka takuar në hotel vajzën, i ka thyer telefonin vetëm pse i erdhi një sms nga mikesha e saj për tu takuar. Pass këtij momenti Xhisiela e ka falur, por mes tyre ka pasur sërish grindje, sherr dhe dhunë të kthyera në një makth pa fund për të.

 

Pjese nga kërkesa e prokurores Mirela Kapo për arrestimin e Rexhep Rrajës

Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës,  fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin  se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet  nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Në datën 21.07.2018 përpara of.pol,.gjyq në stacionin e Fushë – Krujës shtetasja Xhisiela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariatit nr. Tre Tiranë pasi gjithcka është bërë për motive xhelozie.

Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi është rregjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin prefrencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të shtetasit Rexhep Rraja.

E ripyetur lidhur faktin penal,  në datën 23.07.2018 viktima Xhisiela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur “hotel Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës[1]….sapo janë futur në dhomë përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras..ketu”.Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja S. Z.[2], këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 (pesëmbëdhjetë minuta) duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesesh direkt..

Në datën 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariatit nr. tre të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit…Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i hetuari janë takuar me njeri tjetrin  dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju lutur. Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … “Mu duk shume i penduar dhe vendosa ti jap një mundësi tjeter…në një moment kur i thashë do shkoj në polici ai u friksua dhe me kerkoi të mos të bëja dicka të tillë…

Më pas viktima në datën 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin. Madje dhe brenda komisariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës, viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..”

Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj,  Oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjera të cilat viktimës i janë servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të autorit të dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në rrugë ligjore pranë Sh.C.B.A Durrës.

Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se ..”në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci..pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur.””

Një fakt tjetër që del nga kjo kërkesë është një takim mes motrës së Xhisielës, vetë Xhisielës dhe Rexhepit në datë 28 shtator për tu pajtuar

Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikullin hetimor në datën 28.09.2018 është administruar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve A. Maloku (motra e viktimës) , Xhisiela Maloku (viktima) dhe shtetasit të hetuar Rexhep Rraja. Në deklarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktuar por më pas cdo gjë është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jëtë e fillim vitit 2017.

Gjithashtu viktima shprehet se lidhur me dhunën e ushtruar nga ana e të hetuarit përpara muajit korrik të vitit 2018 nuk disponon foto apo nuk ka marë ndihmë të kualifikuar ligjore.Gjithashtu viktima është kanosur edhe nëpërmjet rrjetit social Instagram nga ana e të hetuarit me një adresë profili false në datën 22.07.2018. Komunikimet telefonik me të hehtuarin i ka mbajtur nga numri i saj i telefonit 067.666.11.93 por i hetuari e ka telefonuar përherë me numra telefonik anonim.

Gjatë këqyrjes së këtij rrjeti social nuk është evidentuar një fakt i tillë dhe lidhur me sa më sipër viktima shprehet se duke qenë se profili ishte anonim cdo gjë shuhet automatikisht.

Me qëllim verifikimin e pretendimeve të kallëzueses lidhur më dhunën e ushtruar përkundrejt personit të saj pranë ambienteve të hotel “Bocit”,  në datën 26.07.2018 janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga ana e punonjësit të recepsionit të këtij hoteli i cili shprehet se nuk ka dijeni pasi ska qenë në hotel deklaruesi.

Referuar procesverbalit të këqrjeve të pamjeve filmike (marë nga of.po.gjyq. Emiljano Nuhu) saktësohet se orari i pamjeve filmike përkon me orarin real. Nga këto pamje filmike shfaqet vetëm dalja nga ambientet e hotelit të viktimës dhe autorit të dyshuar ku mbështet deklarimet e viktimës sipas së cilës në fillim del viktima dhe më pas autori i dyshuar dhe shfaqet gjithashtu fakti se palët përqafohen me njeri tjetrin ( cka përligj dhe mbështet deklarimet e viktimës se ajo është mikluar nga ana e të dyshuarit me qëllim që të mos shkoj në organet ligjzbatuese.) Konkretisht në kamera personat me interés për hetimin shfaqen gjatë orës 18.00 dëri në datën 18.29.33 të datës 19.07.2018.

Me qëllim përcaktimin e dëmtimeve në trupin e viktimës, në datën 27.09.2018 është administruar akti  mjeko-ligjor sipas së cilit :

1.Në trupin e shettases Xhisiela Maloku u konstatuar një dërmishtje në shpatullën e djathtë, dy dërmishje në pjesën anësore të kofshës së djathtë, ekimoza në pulpën dhe kërcirin e këmbës së majtë me lokalizim dhe karaktersistikat e përshkruar në akt.

2.Dërmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat e vërejtura në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar nga mjeti mbretës. Dy dërmishtjet e vërejtura në kofshën e djathtë janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termik sic mund të jetë edhe cigarja.

3. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën dëri në nëntë ditë.

Është e vërtetë fakti se gjatë deklarimit të datës 23.07.2018, viktima referon faktin se cigarja në trupin e saj është shuar nga i hetuari në kofshën e djathtë cka gjen unison edhe në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor si më sipër.

Më qëllim vjeljen e të dhënave me interés për hetimin është pyetur rrethi familjar dhe shoqëror i viktimës ku shtetasja Anida Maloku (motra e viktimës) shpreht ndër të tjerash se ..motra e saj më të heturin janë lidhur qysh prej shtatë vitesh por prej një viti cifti zihet dhe ripajtohet pas debateve të shumta mes tyre, por ndarja përfundimtare e tyre ka qenë në muajin korrik të vitit 2018.Në po këtë muaj motra e viktimës ka konstatuar shenjë dhunë të lehta në trupin e Xhisielës. Konkretisht në mënyrë eksplicite deklaruesja shprehet se “them..shenja të lehta pasi as nëna e saj nuk i ka kuptuar këto shenja..” Motra i është shprehur se ishte konfliktuar me të dyshuarin por fakti i që ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj viktimës motra e saj e ka marë vesh vetëm në fund të muajit korrik teksa ka shoqëruar motrën e saj për në komisariatin e Krujës.Gjithashtu vetë motra i është shprehur se nuk është përdhunuar nga ana e të hetuarit por më tepër nuk i konfidonte motrës së saj Anidës.

Më anë të procesverbalit të datës 28.09.2018 Valbona Maloku (e ëma e viktës) parashtron se “…unë me vajzën nuk komunikojmë me njera tjetrën, nga mediat mora vesh se ka një djalë..nuk kam konstatuar asnjë shenjë dhune..vajza nuk më ka shprehur asnjë shqetësimin…”

Kontakti shoqëror i viktimës shtetasja Eriselda Seferi në datën 28.09.2018 shprehet se Xhiseila i ishte shprehur se është konfliktuar më Rexhepin me të cilin prej kohësh kanë lidhje intime por viktima nuk i është shprehur lidhur me dhunë të ushtruar.

Shtetasja Suada Zela për të cilën viktima pretendon se qysh në krye të herës ka dijeni  dhe e ka shoqëruar në ambientet e hotel Boci , shprehet se Xhisielën e ka shoqëruar për në komisariatin e Fushë Krujës dhe ajo i ka treguar lidhur me mosmarrëveshjet që ka pasar me të dashurin e saj, të dyshuarin Rexhep Rraja por nuk i është shprehur për asnjë episod dhune.

Ndodhur në kushtet kur mes thënieve të viktimës dhe deklarueses Suada Zela ka mospërputhje lidhur me dijeninë e episodit të dhunës ushtruar pranë ambienteve të hotel “Boci” në datën 29.09.2018 janë ballafaquar thëniet mes shtetaseve Suada Zela dhe Xhisiela Maloku. Referuar procesverbalit përkatës rezulton se viktima shprehet se .”.Suada nuk ka dijeni për dhunën e ushtruar nga Rexhepi përkundrejt meje”.

Me qëllim kryerjen e një hetimi holistik dhe të gjithanshëm në datën 29.09.2018 është ripyetur viktima e cila shprehet se “…. Une jam njohur me shtetasin Rexhep Rraja ne vitin 2012 dhe i kam prishur mardhenjet me te ne vitin 2017. Kjo prishje e lidhjes tona ka qene kerkese e Rexhepit fillimisht ne maujin Maj 2017. Prishja perfundimtare mes nesh ka qene ne muajin Korrik 2018, kohe kur une kam bere kallezim ne polici ndaj Rexhepit….Perndjekja nga ana e shtetasit Rexhep Rraja perkundrejt meje ka filluar ne muajin Korrik 2017 duke me ndaluar ne rruge, duke me dale perpara rruge dhe duke me telefonuar here pas here me numer te fshehur, duke me detyruar qe une te qendroja me te dhe me asnje tjeter. Pavaresisht se une i kam thene qe nuk doja te vazhdoja lidhjen me te, por une jam kthyer perseri tek ai dhe per shkak te frikes dhe per shkak te deshires time. Sikunder e theksova me siper ndarja ime perfundimtare me te ka qene ne muajin Korrik 2018. Pas ndarjes perfundimtare ne muajin Korrik 2018, nga ana e Rexhep Rraja nuk kam pasur asnje shqetesim, ndersa sikur e theksova me siper, pas ndarjeve kalimtare ai gjithmone me dilte ne rruge dhe me detyronte te kthehesha me të. —-Lidhur me deklaraten e leshuar nga shtetasi Rexhep Rraja une po njihem vetem ne keto momente, nuk eshte e vertete qe jemi ngaterruar per pune makinash, por e verteta qendron ndryshe. Mua me ka marre ne telefon Rexhepi dhe me ka pyetur se ku je, dhe une i jam pergjigjur se jam ne Qafshtame me motren. Nga telefonata qe kisha me Rexhepin, ai filloi te me bertiste ne telefon dhe ai ka ardhur me maknen e tij tip Audi A6 me targa AA666PG, i cili na ka ndalur ne rruge dhe u konfliktuam me fjale. Motra ime u frikesuara dhe ka thirrur policine ne telefon duke qene se Rexhepi komunikonte me tone te larta dhe jemi shtyre me njeri tjetrin. Policia erdhi dhe kete deklarate une e kam nenshkruar me vullnetin tim te lire, por nuk jam ne dijeni te deklarates se leshuar nga Rexhep Rraja me te cilen u njoha sot…. Shtetasi Rexhep Rraja eshte konsumues i cigares, konkretisht ai pin duhan Malboro Greke.– Me daten 20.07.2018 shtetasi Rexhep Rraja me ka telefonuar nga numri i shtetasit Ramazan Rraja qe eshte 0697777474 dhe me ka thene qe te terheq denoncimin. Dua te them qe ne kete dite ai me eshte lutur nga telefoni qe une te terhiqja denoncimin. Shtetasi Rexhep Rraja me ka telefonuar me numer te fshehur.——– Kur une kam bere kallezimin ne Tirane, jam telefonuar nga shtetasi Ramazan Rraja per ta takuar, por gjithashtu nga ky numer telefoni me ka telefonuar disa here edhe Xheni…Dua te sqaroj se rrjeti social Istagram egziston si opsion qe personi qe te shkruan , ne rast se te ben “Bllok”, biseda fshihet automatikisht. Gjithashtu dua te shtoj se nuk kam patur shqetesime ne profilin tim facebook, apo mesazhe te karakterit kercenues…pavaresisht mbrojtjes qe me ka ofruar prokurorja e çeshtjes, nuk kam pranuar dhe nuk  pranoj pasi nuk ndihem e kercenenuar dhe nuk kam nevoje per mbrojtje.

Referuar aktit të ekspertimit teknik nr. 10100 datë 26.09.2018 me qëllim evidentimin e sms-ve të shkruara apo në rrjete sociale me vlerë për hetimin, referohet se :ekzaminimi i tij nuk mund të kryhet për shkak të programeve ekzistuese te cilat nuk anashkalojnë kodin e sigurise. Por në këtë akt konfirmohet fakti i pretenduar nga kallëzuesja se celulari është i dëmtuar.

Në datën 29.09.2018 është këqyrur aparati telefonik që e dëmtuara disponon pas muajit korrik të vitit 2018 prej së cilit nuk rezulton asgjë në interés të hetimit.

I pyetur lidhur me faktin penal i hetuari është shprehur se gjthcka është produkt i një sajese të ish të dashurës së tij, shtetases Xhisiela Maloku me qëllim që të hakmerret për lidhjen e saj të dashurisë.

I ripyetur më datë 29.09.2018 i hetuari parashtron në mënyrë eksplicite se “Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Persa i perket dites qe pretendon se une e kam takuar, jemi takuar miqesisht dhe nuk kam pas asnje lloj mardhenje me te. Gjithashtu deklaroj se une nuk mbaj arme zjarri dhe s’kam…Me shtetesen Xhisiela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj mend saktesisht dhe para nje viti e gjysem i kam shkeputur mardhenjet me te. Lidhur me deklaraten e pajtimit të vitit 2017… Po eshte e vertete, pasi ishte nje automjet qe une nuk e njihja ne rrugen e Qafshtames, bente manovrime ne rruge duke me rrezikuar mua jeten. Ngaqe nuk njoha automjetin, debatova nga automjeti ne automjet dhe pashe qe ne timon ishte Anida Maloku bashke me te motren Xhisiela Malokun. Pasi vajzat kishin njoftuar policine lidhur me debatin per rrugen, aty erdhi policia dhe pasi na shoqeroi ne polici, kemi nenshkruar kete deklarate….nuk eshte e vertete qe une ta kem telefonuar me numra tjere telefoni, por kam biseduar me Xhisielen dhe me numra tjere te afermve te mije, pasi ajo merrte vete dhe kerkonte qe te dilja une ne telefon. Ndresa me date 21.07.2018 une nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisiela.Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dua te them se une nuk kam lidhje fare me keto demtime dhe nuk di se ku mund ti kete marre ato.

Nga këqyrja e tabulateve telefonike, rezulton se në datën 19.07.2018 (ditën e ngjarjes) viktimën e mësazhon kontakti shoqëror i saj Suada Zela në orën 05.54 dhe qelizat e viktimës shënojnë zonën që mbulon Rinasin. Kjo konfirmon pretendimet e viktimës që ka qenë në zonën e Rinasit dhe që shkak i dhunës së ushtruar nga ana e të hetuarit ka qenë sms i ardhur nga shoqja e saj Suada. Por viktima nuk ka kontakte telefonike me numrat e telefonit të të hetuarit.

E pyetur lidhur me këtë fakt ajo shprehet se i hetuari e ka marë disa herë në telefon (krahas mënyrës anonime) dhe nëpërmjet numrit të tekefonit në përdorim të shtetasit Ramazan Rraja ( cka konfirmohet nga këqyrja e tabulateve telefonike.

Gjithashtu në datën 29.09.2018,  janë interceptuar bisedat e zhvilluara në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Krujë ndërmjet te hetuarit dhe viktimës dhe viktimës dhe shtetases Suada Zela.

Rezulton e provuar se i hetuari Rrexhep Rraja, me të cilin ka pasur lidhje dashurore e dëmtuara / viktima Xhisiela Maloku, me qëllim krijimin e gjendjes së frikës dhe ankthit, duke e detyruar të dëmtuarën që të mos ti japi fund lidhjes së dashurisë që kanë patur ka pasar më parë, në mënyrë të përsëritur dhe sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases Xhisiela Maloku (fakt i cili konfirmohet nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor dhe këqyrja fizike e shtetases së dëmtuar)

Përsa më sipër, është e nevojshme që ndaj shtetasit Rexhep Rraja të caktohet një masë sigurimi personal duke qenë se ekziston rreziku që të prishi provat dhe rreziku i ikjes.

Në nenin 228 të Kodit të Proçedurës Penale përcaktohet se: “Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova.”

Mbështetur në këtë përcaktim ligjor arsyetojmë se, ndaj shtetasit Rexhep Rraja janë duke u zhvilluar hetime si autor i kryerjes së veprës penale të “Përndjekjes”, parashikuar nga neni 121/a/2 të K.Penal

Ndaj shtetasi Rexhep Rraja ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas është autori i kryerjes së veprës penale për të cilën hetohet. Ky fakt mbështetet në aktet e administruara në fashikullin hetimor.

Ndërsa, në pikën 2 të nenit 228 të Kodit të Proçedurës Penale përcaktohet se: “Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.” Mbështetur në këtë përcaktim ligjor, deri në këtë moment nuk rezultojnë shkaqe padënueshmërie ose shuarje të veprës penale për të cilën hetohet shtetasi Rexhep Rraja.

Në pikën 3, po të nenit 228 të Kodit të Proçedurës Penale përcaktohet se: ”Masat e sigurimit personal vendosen: a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet.”

Mbështetur në këto përcaktime ligjore, është e nevojshme që ndaj këtij shtetasi të caktohet masa e sigurimit personal.

Në nenin 229 të Kodit të Proçedurës Penale theksohet se: “1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete.”

Ndërsa, në nenin 230 të Kodit të Proçedurës Penale theksohet se: “1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.”

Mbështetur në këto dy përcaktime ligjore arsyestojmë se, vepra penale për të cilën hetohet shtetasi Rexhep Rraja parashikon si masë dënimi vetëm burgim.

Për këto arsye, duke qenë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 228, 229, 230, 232 pika 1 gërma “dh” 244/1 të Kodit të Procedurës Penale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here