E “dogji” klinika e gruas, ja vendimi për Elsion Sadikun

0
527

Mes shumë të shkarkuarve është edhe emri i prokurorit të Shkodrës, Elsion Sadiku, vendimi për të cilin u zbardh dje nga KPK. Ajo që bie në sy është se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak se nuk justifikonte blerjen e disa pajisjeve dentare tek klinika e gruas. “Subjekti nuk e justifikon si burim të ligjshëm financiar shumën e paguar prej 7.500 eurosh për blerjen e pajisjeve dentare në vitin 2013 nga bashkëshortja M. S., me kursimet e bashkëshortes para vitit 2009. Bashkëshortja e subjektit ka deklaruar në vitin 2008 të ardhura nga paga prej 1.000.000 lekësh dhe dhuratë cash nga babai për fejesë në shumën 500.000 lekë, por nuk rezulton e provuar me asnjë dokumentacion ligjor, si dhe nga asnjë institucion shtetëror apo privat, që bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit, znj. M. S., të ketë qenë e punësuar”, thuhet aty. Sadiku ka kryer deklarim të pasaktë edhe të të ardhurave nga Shkolla e Magjistraturës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here