U shkarkua, KPK zbardh vendimin për Bledar Abdullain

0
594

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi dje vendimin për ish-gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bledar Abdullai. Ai u shkarkua pak kohë më parë nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë. “Në përfundim të hetimit administrativ lidhur me vlerësimin e pasurisë, Komisioni ka konstatuar se: Deklarimi është i pasaktë, për shkak se personat e lidhur, të përmendur në certifikatën familjare, nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për deklarim në “Deklaratën e Pasurisë-Vetting”. Këta persona duhet të deklaronin saktësisht dhe plotësisht pasuritë. Në “Deklaratën e Pasurisë -Vetting” deklarimi është i pamjaftueshëm, për shkak se burimi i ligjshëm i krijimit nuk është deklaruar, në kundërshtim me detyrimin kushtetues dhe ligjor”, thuhet në vendim. Bledar Abdullai nuk kishte lidhje me krimin, ndërsa aftësitë profesionale ishin të pranueshme, por për shkak të pasurisë, KPK vendosi ta shkarkojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here