Stuhia greke lëviz drejt lindjes, godet Athinën me shira dhe erëra të forta

0
554

Cikloni mesdhetar  “Zorbas” u zhvendos sot në thellësi të Greqisë duke goditur Athinën me erëra dhe shira të forta, pasi shkuli pemë dhe përplasi barka e jahte në brigjet jugore të Peloponezit.

Zona e goditur më fort ishte Messina në juglindje të gadishullit të Peloponezit, ku disa qytete bregdetare si Kalamata, Methoni e Finikounda kishin përmbytje të vogla nga valët e detit.

Në rajonin Laconia kishte probleme të ngjashme veçanërisht në Stoupa, Gytheio e Aghios Nikolaos.

Autoritetet kishin mbyllur shumë rrugë dhe hekurudha në rajon prej rrezikut të përmbytjes

në Attica, pranë qytetit bregdetar të Mandra, ku përmbytjet vranë 23 njerëz vitin e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here