Një foto-meme me mbishkrimin “Ju që merrni miliona për mbrojtjen e gruas…Pse nuk flisni” u shpërnda nga Genc Sejko në Facebook.
Mbi foton në fjalë reagoi Majlinda Bregu, një ndër të përfshirat në kolazh, e cila vendosi t’i përgjigjej publikisht përmes një komenti.
Reagimi i Bregut
Të mos isha në mes të një hidhërimi për përcjelljen në botën tjetër të një mikeje të shtrenjtë, sot do të padisja ty Genc Sejko! Fare thjesht! Në baze të nenit 617/1 të Kodit Civil të Republikës “Përgjegjësia për publikimet online të komenteve që cënojnë nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” ndryshimet e të cilit i kam propozuar vetë. Sepse ti s’ke asgjë më pak se çdo dhunues i këtij vendi! Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhës! Këto bëjnë burrat dhunues. Përgojojnë, mashtrojnë, të fyejnë, të vrasin dhe s’ ju digjet mjekra nëse ti e kundërshton këtë! Ti nuk do arrish dot edhe po të jetosh 200 vjeç, të asësh, bërtasësh, qash, të mbrosh aq gra sa jam përpjek unë e plot gra të tjera me zë publik në këtë vend! Pa miliona burrec! Pa delire facebook! Por nga bindja, ndjeshmëria dhe detyra publike që kam patur.
Edhe pa zhurmë, por duke u munduar për të mbrojt të dhunuarën e për t’i gjet një strehë sekrete! Nga ato qe ti e tjerë si ti të mos i mësoni kurrë! As këtë radhe!
Sa për dhunuesit çfarë do emri e statusi paçin, mund ta vonojnë por nuk i shpëtojnë dot një dënimi me të ashpër!
Edhe këtë falë ashpërsimeve të fundit të Kodit Penal që mbajnë emrin tim!
Por te jesh i bindur, Dhuna s’do të mundet dot nëse nuk dënohen të gjithë format e saj! Përfshi tënden! [