Dhunohet infermieri në QSUT, kërcënohet me jetë

0
549

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një prej infermierëve të reanimacionit qendror në QSUT është dhunuar nga familjari i një prej pacientëve të shtruar. Infermieri me inicialet M.L, punonjës në këtë spital është konfliktuar me familjarin e pacientit, në momentin e ndërrimit të turnit.

Konflikti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit gjatë ndërrimit të turneve ku në një moment një familjare ka hyrë brenda ambienteve të reanimacionit qendror në QSUT (që nuk është e lejueshme) dhe i kishte vajtur në dhomën e zhveshjes infermierit M.L që kishte qenë në shërbim turni i tretë ku e kishte kërcënuar e më pas konfliktuar me duar”,-thotë për ‘Gazeta Shqiptare’, Elson Jaçaj, kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë. Sipas këtij të fundit arsyet e konfliktit kanë qenë banale, pasi familjarja ka kërkuar të rrijë në dhomën e pacientit, e i ka kërkuar shpjegim infermierit mbi mungesën e medikamenteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here