“Çamët bashkëpunuan me nazistët”, reagon ashpër Spartak Ngjela: Përse flasin kështu grekërit? Ja çfarë pritet të ndodhë

0
440

Ditën e sotme Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka hedhur akuza të forta ndaj çamëve, duke u shprehur se ata kanë bashkëpunuar me nazistët.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar mjaft i irrituar dhe avokati i njohur Spartak Ngjela.

Sipas Ngjelës, deklaratat se “çamët i genociduam se bashkëpunuan me nazistët”, i bën grekërit më terroristë dhe më të poshtër se nazistët.

Sipas tij,  po shtohet frika se historia e Shqipërisë po krijon epokën e saj të re e mbështetur nga fuqitë e mëdha të qytetërimit perëndimor

Postimi i plotë

Politikanët grekë që thonë se “çamët i genociduam se bashkëpunuan me nazistët”, janë shumë herë më terroristë dhe më të poshtër se nazistët.

Si mund të lejohen e të dëgjohen në Europë dhe në Amerikë monstra të tilla? Si mund të dëbohen nga atdheu i tyre vendasit dhe të vriten barbarisht gra dhe fëmijë me një arsye të tillë?

Po hungarezët, po rumunët, po bullgarët që u bashkuan me nazizmin, i dëboi kush nga atdheu i tyre? Kush vrau fëmijë dhe gra në këto vende?

Ku janë proceset greke të bashkëpunimit nazist? Askund. E pra, mos i dinë budallenj shqiptarët këta ardhacakë të Anadollit që kanë pushtuar pronat e shqiptarëve në Greqi?

Të gjitha do t’i dorëzojnë. Keni për t’i parë!

Këta grekë që përdorin këtë arsye janë më regresivë nga çdo fluks kriminal që nga mesjeta e hershme e deri tani.

Po, përse flasin kështu?

Së janë të trembur. Historia e Shqipërisë po krijon epokën e saj të re e mbështetur nga fuqitë e mëdha të qytetërimit perëndimor.

Greqia do t’i paguajë një e nga një deri në centin e fundit të gjitha dëmet antishqiptare, dhe do t’i kthejë të gjitha pronat që grekët regresivë iu kanë grabitur shqiptarëve autoktonë në Greqi.

Stop!

Vrasësit e rinj të Greqisë së sotme duhet t’i nënshtrohen fatit të tyre historik. Gënjeshtra dhe krimi grek kundër shqiptarëve do të ekspozohet domosdoshmërisht.

Por, Uashingtoni dhe Berlini nuk duhet ta pranojnë këtë pasthirrmë kriminale greke të një mentaliteti kriminal mesjetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here