Akuzohet për përdhunim, reagon më në fund Ronaldo

0
620

Cristiano Ronaldo po përballet me një skandal mjaft të madh ditët e fundit.

Ai akuzohet nga një grua e quajtur Kathryn Mayorga, për përdhunim 9 vite më parë në Las Vegas.

Gazeta e parë që zbuloi këtë skandal, ishte e përditshmja gjermane “Der Spiegel”.

Portugezi ka vendosur të padisë gazetën e mirënjohur, duke e akuzuar atë për shpërndarjen e një “lajmi të rremë”.

Gazeta kishte publikuar edhe vite më parë skandalin, por së fundi ajo ka nxjerrë dëshmi të reja mbi ngjarjen e ndodhur në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Gruaja në fjalë gjithashtu tregoi se lojtari i Juventus i kishte ofruar edhe para, vetëm e vetëm që ajo të mbyllte gojën.

Nga ana tjetër, vetë Ronaldo mësohet të ketë thënë:

Ato janë” lajme të rreme”. Duan të jenë të famshëm duke përdorur emrin tim, është pjesë e punës time, është normale, çdo gjë është në rregull.”

Por pas publikimit të rrëfimit të avokatit të vajzës ditën e premte, ka reaguar edhe avokati i lojtarit.

Schertz Bergmann Rechtsanëälte tha se Ronaldo do të kërkonte dëmshpërblim nga gazeta për dëme morale, ndërkohë që pritet që shumë shpejt të përgatitet një padi ndaj tyre.

Dëmet në imazhin e 33-vjeçarit deri më tani janë shumë të mëdha, dhe po aq e madhe pritet të jetë edhe shifra që Cristiano do të kërkojë nga media gjermane.

Kujtojmë se kjo media gjermane publikoi një intervistë ekskluzive me avokatin e vajzës, ku ai akuzonte drejtpërsëdrejti ish-lojtarin e Real Madrid për përdhunim.

Ata presin të përballen në një Gjykatë Civile me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here