Zhduket 22-vjeçarja, burri: Ia plotësoja të gjitha, iku me tjetër

0
340

Rreth 29 ditë pas zhdukjes pa gjurmë të vajzës së tij, Izaura Sinaj nga Delvina, babai i saj, Ilir Begaj kërkoi sot ndihmë për gjetjen e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”.

Pas mbarimit të gjimnazit, familja e vajzës u kujdes që të njihej me një djalë, Armandon. Qëndruan të lidhur rreth 7 muaj dhe me pas kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre. Izaura la shtëpinë e prindërve dhe u vendos tek banesa e të shoqit në qytetin e Delvinës dhe filluan një jetë të re se bashku. Sipas familjareve gjithçka shkonte mirë dhe 2 të rinjtë e donin shumë njeri-tjetrin deri në momentin kur i shoqi kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen aty.

Ishte data 29 gusht kur Armando kthehet nga puna dhe nuk e gjen 22-vjeçaren, nuk i përgjigjej asnjë telefonate dhe ai u detyrua të bënte më pas denoncim në polici dhe të lajmëronte familjaret e saj për atë që kishte ndodhur.

Babai tregon me lot në sy se vajza nuk kishte bërë as një vit nga martesa me mblesëri dhe thotë se ajo shkonte mirë me dhëndrin, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e saj.

“Ajo i kishte thënë të shoqit që do shkoj tek gjyshja. Dhëndri më tha se kanë pasur marrëdhënie të mira. Unë i kam thënë dhëndrit që unë dua çupën se me ty ishte. Por unë nuk bëj përgjegjës dhëndrin, por ja kërkoj atij se atij i  ku çupa. Vajzën e martova me mblesëri, por ajo e donte të shoqin”- thotë babai.

Ndërkohë bashkëshorti i vajzës, 35-vjeçari Armand Sinaj tha në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” se ka pasur marrëdhënie të mira me 22-vjecaren dhe ja plotësonte të gjitha dëshirat. Ai thotë se bashkëshortja e tij kishte nxjerrë pasaportë të shpejtë për 3 ditë dhe dyshon se ka ikur me mashkull tjetër.

“Marrëdhënia me Izaurën ka qenë e mirë. Unë jam nisur për në punë në datën 29 dhe kam komunikuar në telefon me Izauran dhe më ka thënë që është mirë. Kur kthehem në shtëpi nuk e gjej. Shkoj tek njerëzit e mi dhe nuk e gjej. Flas dhe me njerëzit e saj dhe më thonë  se nuk dinë gjë. Kam bërë denoncimin në polici dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë njoftim. Ajo kishte bërë aplikim për pasaportë në Sarandë. Ajo kishte bërë aplikim për pasaportë të shpejtë dhe ka tërhequr në datën 29. Në Sarandë ka shkuar me nënën time dhe ka thënë se do jap një shenjë gishti se në Delvinë nuk punon kompjuteri. Nëna ime nuk dinte gjë. Në banesë mungonte telefoni, dhe një çantë shpine. Mungonin dhe disa rroba. Kam tentuar ti bie telefonit, por telefoni dilte i fikur. Nuk më ka dhënë asnjë shqetësim. E respektoja më shumë seç duhet. Nga unë i ka pasur të gjitha gjërat. Mendoj se ka pasur diçka nga e kaluara e saj. Unë nuk e kam ndaluar për asgjë. Unë mendoj se ajo është larguar me dikë tjetër, por ajo nuk ka lajmëruar as prindërit. Kur ka shkuar të tërheqë pasaportën ka qenë me një tjetër”- tha Armand Sinaj .

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj