“Sjellje anti-sportive”, Disiplina jep vendimin për Ronaldon

0
660

Ashtu siç pritej, Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka dhënë vendimin për Cristiano Ronaldon, i cili ishte në “hetim” për gjestin anti-sportiv të kryer në ndeshjen ndaj Valencia, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Komentet kanë qenë të shumta pas atij veprimi, ku portugezi e kapi për flokësh mbrojtësin e skuadrës spanjolle, Jeison Murillo.

Disiplina pas shqyrtimit vendosi të mos e quajë një gjest antisportiv atë të Ronaldos, duke toleruar fituesin e 5 “Topave të Artë”.

Nëse do të dënohej, atëherë portugezi rrezikonte 4 ndeshje mungesë, duke humbur edhe takimin me ish-skuadrën e tij,  Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here