Negociatat për BE, Shqipëria diskuton sot kapitullin 23

    0
    534

    Shqipëria dhe Maqedonia nisën sot në Bruksel takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”. Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit.

    Mësohet se gjatë takimit, delegacioni shqiptar do të njihet me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian që synojnë ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efiçent. Në takim gjithashtu trajtohen lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të njeriut e të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, sikurse garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu mbrojtjen e të dhënave personale, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e minoriteteve, përfshirjen e Romëve dhe çështje të tjera.

    Delegacioni shqiptar në këtë takim kryesohet nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, si dhe ka në përbërje përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione të tjera.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here