Veting në politikë, PS: Në “Venecia”. PD: Mos e fusni në kalendat greke

0
317

Opozita ka kërkuar që procesi i ndryshimeve kushtetuese për vettingun në politikë të mbyllet brenda një jave ndërsa maxhoranca ka kërkuar që amendamentet t’i dërgohen për opinion Komisionit të Venecias. Në fund Këshilli ad hoc i mbledhur enkas për këtë vendosi me shumicë votash të pranojë propozimin e maxhorancës.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitës për marrje opinion në Komisionin e Venezias. “Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët”, iu drejtua deputetëve të maxhorancës Alibeaj.

Ai deklaroi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur. “Përmbajtja është e njohur, publiku e njeh problemin, sepse po e vuajnë çdo ditë kriminalizimin e politikës, standardin e nismës e ka përcaktuar Venecia, kur ka folur për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Venezia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj siç bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit”, shpreh Alibeaj.

Duke nxjerrë në pah se nisma eshtë identike me atë që ka pranuar Venezia për drejtësinë, Alibeaj tha se nevoja për miratimin e nismës është emergjëncë kombëtare dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.

“Jemi deputetë dhe sigurisht kemi të drejtën e votës edhe për të vendosur për rishikimin e kushtetutës por nuk kemi monopolin të shkelim rregulloren dhe kushtetutën për ndryshime kushtetues. Kërkojmë zbatimin e nenit 77 të rregullores. Ne propozojmë si relatore në këtë projekt kushtetues Vasilika Hysin. Kur bëhet fjalë për ekspertët konstitucionalistë ne si deputetë të shumicës e konsiderojmë të rëndësishëm marrjen e mendimeve vendas por edhe një opinioni miqësor nga Komisioni i Venecias, kjo edhe si traditë e konsoliduar e Kuvendit”, tha Manja.

Për Alibeaj, kjy është pretekst për ta shtyrë vettingun në politikë. “E nxorët fytyrën. Doni ta shtyni në kalendat greke. Thotë zotëria kërkojmë ekspertë. Pse keni frikë nga barazia e ligjit dhe e deputetëve.
Zoti Ruçi vendos rregull. Jemi në pikën të parashikuar nga neni 77 i rregullores. Vendosim shpejtësinë me të cilën do duhet të ecim. Pika 3 e thotë qartë do vendosim ne mënyrën e diskutimit dhe të njohjes së këtij amendamenti me publikun. Kjo e përcakton shpejtësinë me të cilën duhet të ecim”, tha Alibeaj.

PD dhe PS përcaktuan dhe ekspertët e tyre, përkatësisht Artur Metani dhe Gledis Llatja nga PS dhe Gazmend Bardhi nga PD.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj