“U përdhunua nga djali i deputetit të PS”/ Flet për herë të parë vajza: Ja pse tërhoqa kallëzimin!

0
472

Ditën e sotme Emiljano Nuhu, një ish-nënkomisar, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga krerë të lartë të PS, ndërsa i është kërkuar që të ndalojë hetimin për djalin e deputetit Rrahman Rraja, i cili thuhet se është akuzuar nga një vajzë për përdhunim.

Vajza është identifikuar me inicialet XH. M, dhe pas deklaratës së bërë publike të Nuhut,  ka folur për herë të parë për akuzat e përdhunimit kundrejt djalit të Rrajas.

“Kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për një periudhë të gjatë e më pas kemi shkëputur marrëdheniet për arsye personale. Unë kisha një konflikt me Rexhep Rrahjan dhe më pas shkova bëra denoncim në polici. Denoncimin ma ka marrë një oficeri me mbiemër Koldashi.

Më pas jam paraqitur në Fushë-Krujë për të tërhequr denoncimin më ka marrë denoncimin Gentian Çitozi. Unë e kam nënshkruar deklaratën e denoncimit kundër Rexhep Rrahjas.

Arsyeja pse e tërhoqa kallzimin në komisariatin e Fushë-Krujës është sepse u sqarova me djalin dhe donim ta mbyllnim aty. Nuk më ka kërcënuar njeri për të tërhequr denoncimin.

Kur kam shkuar në komisariat Rexhepin e kam gjetur në komisariat duke dhënë dëshminë e tij tek oficeri Gentian Çitozi. Kam komunikuar me të shumë normalisht.

Ajo që oficeri Nuhu përmend në atë deklaratë janë 90% gënjeshtra, asgjë nuk është e vërtetë.

Nuk kam qenë e përndjekur nga Rexhep Rrahja. Kallëzimin tim e kanë marrë të gjitha komisariatet dhe janë treguar të gatshëm.

Në datë 21 në komisariat kanë qenë vetëm unë, Rexhepi dhe kushërinjtë e tij, por deputeti Balla, Rraja nuk kanë qenë fare në komisariat, nuk i kam parë fare.

Mendoj se këto pretendime janë ngritur për arsye politike. Xhaxhai i Rexhepit ka qenë në ambjentet e jashtme të komisariatit dhe nuk ka pasur asnjë ndikim. Emiliano më kërkoi që ta mbaj të fshehu që ishte hetuesi i çështjes.

Nuk jam përdhunuar, nuk është e vërtetë. Gjithçka është bërë për arsye politike, kërkoi që prokuroria të merret me këtë. Oficeri Nuhu të qëndrojë larg  meje, të mos përdorë emrin tim”, deklaroi vajza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here