Facebook ia ka ndaluar fushatën online nja kandidati në rajonin e Vallonisë, Belgjikë për shkak të emrit të tij të papërshtatshëm.Ai quhet Luc Anus dhe emri i tij konsiderohet i papërshtatshëm dhe ofendues.
26-vjeçari Luc Anus është kandidat për këshillin në Lobbes, Belgjikë dhe ky përjashtim nga fushata online e ka penalizuar jo pak.
Kandidati i Partisë Socialiste shpesh është bërë pre e talljeve kur përmendet mbiemri i tij dhe sapo u shpërnda posteri njerëzit vendosnin një anus sipër mbiemrit të tij.