Denoncimi i oficerit, reagon Balla: Kjo është e paguar, Lulzim merr edhe raportin mjekësor në gjyq

0
584

Pas shfaqes nga Partia Demokratike e videos së plotë ku oficerit Emiljano Nuhu pretendon se i është vendosur pistoleta në kokë në prani të Taulant Ballësm, ka regauar vetë ky i fundit.Sipas Ballës, kjo është një sajesë e ndyrë dhe e verifikueshme sepse sipas tij ai nuk ka qenë në Krujë gjatë ketij viti, ndërsa ka shtuar se Nuhu është një maskara i paguar që e ka bërë këtë letër për të përfituar azil politik.

REAGIMI I PLOTË:

Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!

Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.

“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!

Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjqte vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.

Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here