Miratohet “Dekreti Salvini”, ndryshimet për ligjin e emigracionit

0
598

“Dekretin Salvini” është miratuar sot nga qeveria italiane dhe do të ketë ndryshime të mëdha në lidhje me politikat e emigracionit, shkruan TGCom24.

Dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të vecantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të  rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.

S’do të kenë të drejtën e azilit politik të gjitha ata emigrantë që kryejnë krime penale e do të rishikohet e drejta e nënshtetësisë për të gjitha ata emigrantë që kanë amrrë shtetësinë italiane e kanë probleme me drejtësinë.

Emigrantet që janë dënuar në shkallë të parë apo konsiderohen me rrezik për sigurinë sociale do t’u ndërpritet kërkesa e statusit të tyre.

Ligj të ri do të ketë dhe për kohëzgjatjen deri në riatdhesim, i qëndrimit në kampe të emigrantëve klandestinë. Sistemi i strehimit të azilkërkuesve do të reduktohet duke u limituar vetëm për refugjatët që kanë marrrë të drejën e mbrojtjes ndërkombëtare apo për emigrantët minorenë të pashoqëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here