Beti Njuma braktis “Top Channel” për postin e lartë drejtues në një tjetër televizion

0
503

Lëvizjet në tregun mediatik nuk kanë të ndalur. Këtë herë bëhet fjalë për një kalim vërtet të bujshëm.

Gazetarja e “Top Channel”, Beti Njuma, pas 14 vitesh punë në gjigandin mediatik ka vendosur të largohet për t’i thënë “PO” një oferte të parezistueshme nga Ylli Ndroqi i “Ora News”.

Sipas “Newsboomb.al”  Beti Njumës i është propozuar posti i drejtoreshës së informacionit, post të cilin më herët e mbante Ilva Tare, zhvendosur tashmë te “Ora News”.

Portalet prej ditësh shkruajnë se shkak i largimit të Beti Njumës nga “Top Channel” është rikthimi i spikeres tjetër të lajmeve Monika Stafa, por mesa duket ky është thjesht “fake news”-i i radhës pasi arsyeja e vërtetë që bëri Njumën të largohej nga Top-i është oferta tunduese e “Ora News” dhe rrjedhimisht një hap i madh në karrierën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here