Aksioni kundër bandës Bajri, Apeli i Shkodrës jep vendimin për anëtarët e kapur

0
577

Lihet në fuqi vendimi i shkallës se parë arrest me burg me afat 30 ditë për Ilir Bajri, Erogen Brajoviç, Emrah Plaku ndërsa “arrest shtepie” për Astmer Bilali.

Pavarësisht vendimit të Gjykates se Apelit në Shkoder tre nga këta katër persona Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Astmer Bilali do vijojnë burg pa afat pasi kanë masën e sigurisë arrest me burg pa afat nga Gjykata për Krime të Rënda.
Pas 30 ditësh vetëm Erogen Brajoviç do të dalë sërish në Gjykatën e Shkallës se Parë në Shkoder pasi nuk është i dyshuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri, të goditur nga Krimet e Rënda.
Ndaj pas një muaji do të njihet me aktet e ekspertimit në shkallen e parë pas arrestimit të bërë ndaj tij.
Tre të tjeret kanë masat e dyta të sigurimit arrest me burg pa afat tek Krimet e Rënda.Të katërt u arrestuan pas aksionit në Shkodër. Te pandehurit s’ishin të pranishëm në gjykatë, por kanë qenë të perfaqesuar me prokurë nga avokatet mbrojtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here