Kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioneri ankimon vendimin për gjyqtaren e Apelit Nertina Kosova

0
379

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese  vendimin për subjektin e rivlerësimit znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet në argumentet e Komisionerit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here