Forca të shumta policie kanë zhvilluar kontrolle në territorin e Lezhës.
Pjesë e aksionet kanë qenë Forca e Posaçme Operacioneve në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore, që kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç e Lezhë.
Aksioni vjen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, drogë, si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Mësohet se janë kontrolluar 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.