“Kush është grupi rival i Bajrit që mazhoranca dhe opozita s’e përmendin kurrë?”

0
481

Gazetari Artan Hoxha jep detaje nga operacioni “Oaz” shtrirë në Tiranë, Shkodër e Hollandë, me 11 të arrestuar që çoi në shkatërrimin e grupit “Bajri”.

Hoxha tha se me këtë operacion nuk i është dhënë fund ngjarjeve në Shkodër pasi nuk është arrestuar grupi rival i Bajrave, emrin e të cilit nuk guxon sipas Artan Hoxhës ta përmendë as mazhoranca as opozita.

Ndërkaq, Hoxha në Report Tv foli edhe për një oficer belg i cili ka patur një rol të rëndësishëm në gjurmimin e shqiptarëve në Bruksel, në kuadër të këtij operacioni.

“Është Stiven, një oficer belg që flet shqip, dhe në facebook ka një foto me flamurin shqiptar, një nga gjurmuesit kryesorë të shqiptarëve në Bruksel.

Nga gjithë lista nuk është kapur vetëm Enver Bajri që ka shumë vite që nuk hyn në Shqipëri, ka qendruar vazhdimisht jashtë vendit. Mbase ka dhe identitet të rremë”, u shpreh Hoxha për të kërkuarin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here