Banda “Bajri”. Artan Hoxha del me deklaratë të fortë, ngre dyshime për dy vrasjet e bujshme

0
563

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje sot pas arrestimit të 11 personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar si anëtarë të grupit “Bajri”.

I ftuar në studion e “Report tv”, Artan Hoxha ka rikthyer në vemendje dy vrasje, për të cilat akuzohet grupi “Bajri”.

Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një vrasje të vitit 2001 të Vasil Shanto, ku u ekzekutua Arben Tuzi si dhe me 20 qershor 2002 ku u vra Fabjola Bajri.

“Në vitin 2001 te Vasil Shanto u vra Arben Tuzi dhe të dyshuar për vrasjen në fjalë janë Behar dhe Ilir Bajri. Ngjarja ka ndodhur para 17 vitesh, dhe në atë kohë Behar Bajri ka qënë 17 vjeç. Ngjarja tjetër ka ndodhur me 20 qershor, dhe bëhet fjalë për vrasjen e ish-bashkëshortes së Behar Bajrit, Fabjola Bajrit, 15 ose 16 vjeçe”-tha Artan Hoxha.

Ndërsa më Hoxha sqaroi se hetimet në atë kohë u mbyllën, pasi u cilësua si vetëvrasje dhe sipas tij tashmë prokuroria po synon të provojë që ka të bëjë me vrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here