Shkoi për të festuar me tifozët, futbollisti shqiptar bie në një gropë rreth 3 metra të thellë

0
635

Lojtari i Zyrich, Benjamin Kololli, është bërë mjaft i famshëm ditët e fundit pas golit të shënuar në  Europa League ndaj AEK Larnaka.

Përpos golit të tij, ajo që po bën xhiron e botës është videoja e festimit.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës vrapoi drejt tifozëve pas golit të shënuar, por kur kaloi një tabelë, ra një gropë rreth tre metra të thellë.

Videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa vetë Kololli u shpreh për këtë incident “Vetëm pasi kisha kërcyer e pashë gropën, ishte ndoshta 3 metra e thellë.Lojtarët tjerë u desh të më ndihmonin për të dalë nga gropa, por fatmirësisht gjithçka është në rregull.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here