Sherr në mes të emisionit: Aktorja e njohur rreh spektatoren (VIDEO)

0
521

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur live në mes të një emisioni, teksa një aktore e njohur ruse ka qëlluar me shuplakë një spektatore. Momenti është fiksuar nga kamerat dhe tashmë po bën xhiron e botës.

Aktorja Evelina Bledans, ishte e ftuar në emision të quajtur “Jeto” për të folur rreth shtatzënive në moshë të madhe, pasi 49-vjeçarja është duke pritur sërish një fëmijë.

Ndërkohë një vajzë nga publiku i është kthyer ashpër duke i thënë se po bën shumë gabim që zgjedh të sjellë në jetë një fëmijë në këtë moshë, duke i përmendur këtu edhe rastin e djalit që e ka me sindromën Down.

“Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35- 40 vjeç aq më tepër në moshën 49. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë”,  tha Elena Lebedeva.

Menjëherë pas këtij komenti aktorja është ngritur në këmbë dhe e ka qëlluar me shuplakë spektatoren, duke i thënë që të mos i zërë në gojë të birin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here