Hyri me diplomë false për të marrë vizë amerikane, arrestohet sapo del nga ambasada

0
500

Paraqiti dokumente false certifikatë dhe diplomë shkolle për të marrë vizë në ambasadën amerikane, arrestohet një person nga Pogradeci.

Prangosja e tij është bërë pasi oficerët e kontaktit në ambasadë amerikane kanë njoftuar policinë e Tiranës për faktin e konstatuar.Sapo ky person ka lënë ambientet e ambasadës ai është arrestuar dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Ndërkohë një hetim intensive ka nisur nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se në zonën Librazhd-Pogradec ka një laborator të falsifikimit të dokumenteve që persona të ndryshëm paraqesin në ambasadat e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here