Abuzuan me pronat në Shkodër, ndalohen 4 zyrtarë

0
532

Dy zyrtarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë ndaluar në qytetin e Shkodrës. Kështu, në pranga të policisë ka rënë juristi i Hipotekës dhe njëherazi anëtar i këshillit bashkiak, si dhe një person tjetër, për ndikim të paligjshëm.

Të ndaluarit janë Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglën e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana.

Ndërsa dy persona të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë.

Burimet bëjnë me dija se këta zyrtarë dyshohet se kanë abuzuar me pronat, ndërsa ndalimi i tyre është bërë më urdhër të Prokurorisë së Shkodrës.

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:

Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:

Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here