Basha i përgjigjet Ramës: Teatri është aty, ti prishe kinematë

0
394

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga parlamenti në lidhje me Teatrin. Rama publikoi një letërkëmbim mes ministrit të atëhershëm të ekonomisë Florion Mima dhe Lulzim Bashës si kryetar bashkie ku flitej për privatizimin e teatrit të Metropolit.

Lidhur me këtë Basha thotë se Teatri i Metropolit është kurse kinematë i prishi Rama dhe i quan shkresat e nxjerra të pavlera.

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema ‘17 Nëntorin’, Kinema ‘Republikën’, kinema Partizanin, kinema ‘Ali Demin’, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here