Victoria Beckham shpjegon pse s’e lejonte të shoqin David të vinte në sfilatat e saj

0
476

Kur prezantoi koleksionin e ri në pasarelat e London Fashion Week të shtunën, Victoria Beckham u sigurua që e gjithë familja e saj të ishte e pranishme e në radhë të parë.David e shijoi deri në fund dhe u tregua mbështetës ndaj Victoria-s, por në fakt ai s’ka qenë gjithnjë i ftuar. Madje, madje, e ka pasur të ndaluar të shfaqej në prezantimet e koleksioneve të brandit Victoria Beckham.

Arsyeja është e thjeshtë. Victoria donte që koleksionet të merreshin seriozisht dhe të mos tërhiqnin vëmendje thjesht sepse ajo ishte e famshme apo sepse bashkëshorti i saj ishte i famshëm.

“Ula kokën dhe punova fort. Qëllimi ka qenë klienti dhe produkti, jo kënaqësia apo fama ime,” tha ajo për Refinery29. “Unë dola për herë të parë në fund të sfilatës pas disa sezonesh në treg, dhe as familja ime s’ishte e ftuar sezonet e para. Doja që gjithçka të ishte për veshjet dhe asgjë tjetër.”

Tanimë që njihet si dizajnere e mirëfilltë në gjithë botën, Victoria e fton gjithë familjen në prezatimet e koleksioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here