Athina kundër koaliconit PD-PDIU: Helmon marrëdhëniet mes Greqisë dhe Evropës, për ne çështja çame nuk ekziston

0
556

Opozita në Greqi ka reaguar pas arritjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri.

Përmes një deklarate për media, Shefi i sektorit të punëve të jashtme George Kumutsakos, i partisë Nea Demokracia tha se bashkëpunimi i dukshëm mes “Partisë së çamëve” dhe PD-së rrezikon të helmojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Informacionet që Partia Demokratike ka vendosur të bashkëpunojë me partinë e ashtuquajtur të çamëve, është një zhvillim i pakëndshëm. Vendimi kërcënon, për shkak të një problemi inekzistent, të helmojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës”, thotë ai duke vijuar “ajo palë që ka shkaktuar këtë zhvillim mban edhe përgjegjësinë. Për ne qëndrimi është i qartë; çështja çame nuk ekziston”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here