Rama sulmon ‘profesorët e kafeneve’: Çdo të mërkurë do dalim me emra dhe mbiemra për rastet ndëshkuese

0
446

Kryeministri Edi Rama do publikojë çdo zyrtarë  të ndëshkuar për sa i takon ankesave që kanë mbërritur në platformën e bashkëqeverisjes.

“Nga sot dhe çdo të mërkurë paralelisht me prezantimin e rasteve përmes ministres së drejtësisë do bëjmë me dije edhe rastet e ndëshkimeve “, u shpreh Rama ndërsa nuk la pa ironizuar zërat kritikë për turin e llogaridhënies.

“Profesorët që e ndjekin politikën në kafene e thonë se fushata e llogaridhënies ishte një show e vërteta është që vazhdon të jetë një burim për të adresuar problemet”, tha kryeministri duke prezantuar disa raste të qytetarëve që kanë gjetur zgjidhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here