Dhunohet biznesmeni pranë banesës në Tiranë, ishte kërcënuar edhe më herët

0
506

Një biznesmen është dhunuar rëndë nga disa persona në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet rreth mesnatës.

Disa persona i kanë bërë pritë biznesmenit Andrea Zoga teksa ai po kthehej në banesë.

Mësohet se autorët kanë zbritur nga një makinë tip “Golf”, i kanë dalë përpara dhe e kanë goditur.

Biznesmeni ndodhet në spital, me plagë të shumta në kokë dhe trup. Andrea Zoga, ka disa aktivitete në Tiranë, si fast food dhe restorante.

Madje rezulton se edhe më herët biznesmeni është kërcënuar dhe për këto raste, ka bërë denoncim në polici.

Policia po heton për zbulimin e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here