Marrëveshja Turqi-Rusi, çfarë u arrit në takimin me Putin

0
493

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke vënë në dukje se me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe njëherë janë dakordësuar për zgjidhjen e çështjes së Idlibit në bazë të një qasjeje në përputhje me frymën e Astanas. tha se “Në kuadër të vlerësimeve që kemi bërë, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar”, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, Putin, u adresuan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit bilateral dhe atij mes delegacioneve të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Soçi të Rusisë.

Duke vënë në dukje se me presidentin Putin kanë patur mundësinë së fundmi të diskutojnë në samitin trepalësh në Teheran çështjen me temë “Sirinë”, Erdoğan tha se, “Në Teheran si Turqi shprehëm qartë ndjeshmërinë tonë. Ndërsa sot patëm mundësinë të negociojmë se si mund të zbatojmë në terren dakordësimin që kemi arritur në Teheran. Në bisedimet dypalëshe dhe mes delegacioneve kemi arritur përparime të rëndësishme për gjetjen e një rrugëdaljeje për shqetësimet tona të ndërsjella në Idlib”.
“Me të nderuarin Putin edhe njëherë jemi dakordësuar për zgjidhjen e çështjes së Idlibit në bazë të një qasjeje në përputhje me frymën e Astanas. Në kuadër të vlerësimeve që kemi bërë, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar. Opozitarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në territoret ku gjenden. Përballë kësaj bashkë me Rusinë do të sigurojmë që grupet radikale që do të përcaktojmë të mos operojnë në këtë territor në fjalë”, deklaroi presidenti Erdoğan.

“Rusia do të marrë masat e nevojshme për të siguruar se nuk do të sulmohet zona jo-konflikuale e Idlibit”, tha Erdoğan, duke shtuar se “sërish sëbashku do të sigurojnë përcaktimin dhe pengimin si të provokimeve nga palët e treta po ashtu edhe të shkeljeve në lidhje me marrëveshjen e arritur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here