A do e dëgjojë këshillën e Berishës? Ja si përgjigjet Basha

0
437

“Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën”, deklaroi pak ditë më parë ish-Kryeministri Sali Berisha në një emision televiziv. Këtë të martë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komentoi deklaratën gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PD-së.

“Do e dëgjoni këshillën e Berishës, keni një vendim për zgjedhjet”, u pyet Basha.

“Një gjë është e sigurt, vendi nuk mund të qeveriset në Parlament nga Ballët, Xhafët, Tahirët dhe nga kryeministri i lidhur me krimin, kemi paraqitur këtë propozim politik, këtë alternativë që është detyra jonë. Tani është radha e Ramës, do ta votojë, e nëse jo, pse nuk do ta votojë.

Shqipëria do të çlirohet nga bashkëqeverisja me krimin, detyra jonë është ta bëjmë sa më shpejt dhe më faturë sa më të vogël për qytetarët”, ishte përgjigja e kryetarit të Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here