Dasma e Sara Hoxhës, e cila u mbajt në fshehtësi maksimale dhe u zhvillua në intimitet të plotë, nuk mund të kalonte kaq pa u ndier.
Ka qenë Lori, motra e nuses, ajo që i ka publikuar një video tepër interesante, duke ndarë me ndjekësit “sekretet” e vogla të dasmës së të motrës.
Në videon e publikuar nga vetë pasanikja shqiptare, tregohen momentet e para kur u vendos që dasma të bëhej në Komo të Italisë, argëtimi me shoqet e kushërirat e të rejave, detaje në lidhje me 8 mijë qirinjtë që do të ishin në të gjithë sallën, hudhrat për syrin e keq, shpërthimin në lot të Vjollca Hoxhës një ditë para dasmës së të bijës si dhe problemi me pistën e kërcimit, e cila, për Ledionin dhe Sarën dukej tepër e vogël.
Gjithë detajet i gjeni në videon që na i ka bërë surprizë Lori.