Sherri mes OTR dhe BabaStars, Noizy bën veprimin e papritur në gjykatë

0
559

Dy vite më parë, dy grupet e repit, OTR dhe Babastars u përleshën para një hoteli në Prishtinë. Sipas raportimeve të atëhershme, miqtë e Noizy-t ngacmuan Skivin e Babastars dhe këtu nisi konflikti. Pak më vonë, Skivi u rikthye në ambientet e hotelit bashkë me miqtë e tij dhe nisën një shkëmbim zjarri me grupin kundërshtar. Noizy u plagos në këmbë, ndërsa Cozman, vëllai i tij, Albert Krasniqi dhe një tjetër mik i tyre u arrestuan.

Dy të akuzuarit, Noizy dhe Albert Krasniqi u paraqitën sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku pranuan bashkarisht fajin.
“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem vërtet fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo, por kërkoj falje. Kjo ndodhi, ne jemi të rinj dhe e kemi falur njëri-tjetrin. Kemi vendosur që të kaluarën ta lëmë pas. Familja ime është takuar me familjen e Albertit dhe kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa,” tha Noizy në gjykatë/
Sipas Kallxo.com Alberi Krasniqi tha të njëjtën gjë: “Po, e pranoj fajësinë dhe ndihem shumë keq që ndodhi. Ne jemi pajtuar tashëm dhe jemi miq.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here