300 mijë € në banesë, prokuroria: 4 vite burg për gjyqtarin Miri

0
439

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjykatësin e Apelit, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion.

Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 mije euro në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së .

Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje.  I akuzuari quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj