Nuk ka shënuar ende, por s’do e besoni sa fanella ka shitur Ronaldo brenda 60 ditësh

0
578

Kristiano Ronaldo nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në 3 javët e para të Serisë A.

Nga ana tjetër, tifozët juventinë presin që ndeshjen e nesërme ndaj Sasuolos portugezi ta bëjë me shëndet.

Megjithatë, kjo situata nuk ka ndikuar aspak te marketingu.

Tifozët në Torino janë afeksionuar aq shumë me Ronaldon, sa brenda 60 ditëtëve dyqanet zyrtare dhe ato online kanë shitur fanella sa të gjithë vitin e kaluar së bashku.

Ky është një rekord absolut.

Madje prodhuesit nuk po përballojnë dot kërkesën e madhe që ka për të patur mbi shpinë ngjyrat bardhezi, por numri që kryeson është padyshim 7-ta.

Përveç Italisë, vendi që ka habitur më shumë me shitjen e fanellave të portugezit është Austria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here