Mbyllet bordelloja e kukullave seksi, ja dyshimet e para

0
656

Bordelloja e parë e kukullave seksi në Itali është mbyllur nga policia vetëm nëntë ditë pas hapjes. Duke u ofruar klientëve modele silikoni brenda një nga tetë dhomat e saj private, “LumiDolls” në Torino rezultoi se shkelte ligjet italiane për dhënien me qira të akomodimit, shkruajnë mediat e huaja. 

Autoriteti shëndetësor i qytetit gjithashtu po heton nëse kukullat e vendosura në një ndërtesë të fshehtë në veriperëndim të qytetit, pastroheshin plotësisht pas çdo përdorimi.

“Lumidolls” hapi shërbimin më 3 shtator në një vend ku prostitucioni është i paligjshëm, megjithëse masiv.

Shuma që paguhej për një seancë gjysmë ore me një kukull ishte 80 euro. Kukullat prej silikoni janë thuajse reale.

Klientët mund të zgjedhin nga shtatë kukulla të ndryshme femrash dhe një kukull mashkull që quhet Alessandro, i cili ka një penis që mund të zgjatet.

Kukullat mësohet se kushtonin deri në  2,000 € secila.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here