“Do ua hedhim në plehra” Rama merr vendimin drastik për administratën: Do ndalojmë celularët

0
469

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësues të portalit “Mësues për Shqipërinë” ka folur për masat që do të ndërmarrë në këtë sezon të ri shkollor.Rama tha se përveç nxënësve, celulari do ndalohet edhe për mësuesit.

“Nuk do lejojmë celularin në shkollë, as për mësuesit. Do duhet ti dorëzojnë e ti marrin në fund të mësimit dhe në muajin e parë do e bëjmë muaj edukimi. Nga muaji i dytë celularët hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, u shpreh Rama.
Gjithashtu njoftoi se cularët do të ndalohen në të gjitha institucionet shtetërore.
“Celularët do i heqim nga institucionet e shtetit, janë bërë si klube interneti”, deklaroi Rama i revoltuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here