Seancë paralele në qytetin e Durrësit. Basha ultimatum Ruçit: Zbato rregulloren e Kuvendit

0
521
Ashtu siç edhe ishte njoftuar, opozita e bashkuar është mbledhur sot në qytetin e Durrësit, duke bojkotuar sërish seancën e Kuvendit. Nga qyteti bregdetar, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për aksionin opozitar si dhe vettingun në politikë.
Nga ana tjetër, mazhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligj i kthyer nga Presidenti Meta, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.
Kjo është seanca e tretë e Kuvendit për këtë sesion që opozita e bojkoton në shenjë rezistence kundër krimit, që sipas saj ka mbështetjen e qeverisë.
Më herët opozita është mbledhur në qytetin e Shkodrës dhe të Elbasanit, ndërsa edhe sot Lulzim Basha pritet të flasë nga Durrësi për aksionin opozitar si dhe vetingun në politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here