Shfrytëzonin shqiptarët me 4 euro për 11 orë punë, ja çfarë ndodh me italianët

0
480

Tre punëdhënës italianë janë arrestuar nga karabinierët në Padova.

Sipas mediave lokale, këta persona merrnin në punë shtetas shqiptarë dhe rumunë dhe i shfrytëzonin pa ju siguruar kushtet minimale të punës, sepse për 11 orë në të zezë i paguanin 4 deri në 5 euro.

Italianët i merrnin në punë në bujqësi emigrantët kryesisht në zonën e Toskanës por edhe jashtë vendit, derisa karabinierët morën padinë për shoqatën “kriminale”, drejtuesit e së cilës tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në burgun e Firences.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here